Erdogan: Turqia nuk do të tërhiqet kurrë nga përpjekja e saj e drejtë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të shtunën vonë se Turqia nuk do të tërhiqet kurrë nga përpjekja e saj e drejtë dhe do të lajë gjakun e çdo dëshmori.

Me anë të një serie mesazhesh në rrjetin social “Twitter”, Erdogani theksoi se Turqia është në një luftë historike dhe jetësore për të tashmen dhe të ardhmen e saj.

Ai vuri në pah se përpjekjet e tyre po vazhdojnë natë e ditë për të mbrojtur interesat e vendit dhe që kombi turk të dalë me një fitore, e cila do të jetë të paktën po aq e madhe sa ajo e 100 viteve më parë.

“Ne veprojmë me vetëdijen se po të tërhiqemi për një çast nga lufta dhe po të mos i dalim zot për një çast unitetit e solidaritetit tonë në këtë hapësirë gjeografike, e cila ka qenë historikisht e ekspozuar ndaj pushtimeve dhe shtypjeve, do të paguajmë kosto shumë më të larta. Teksa po bëjmë këtë përpjekje të madhe, unë lus edhe një tjetër herë mëshirën e Allahut për të gjithë dëshmorët tanë, që me gjakun e tyre i shndërruan këto toka në atdhe për ne. Lufta jonë e drejtë kundër shtypjes do të vazhdojë deri në fund. Kodra e martirëve nuk është e zbrazët, s’do të zbrazet kurrë. Turqia nuk do të tërhiqet kurrë nga përpjekja e saj e drejtë, do të lajë gjakun e çdo dëshmori dhe nuk do të harrojë asnjë tradhti. Për sa kohë që kombi ynë është pranë nesh, ne do t’i bëjmë ballë çdo vështirësie dhe do t’u japim një mësim historik atyre që mendojnë se mund ta vënë shtetin tonë me shpatulla pas murit”, shkroi Presidenti Erdogan në “Twitter”.

Aktualitet

Archives