Erdogan-Trump në një biseda telefonike : Vunë theksin në marrëdhëniet e forta mes dy vendeve

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump.

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin bëri të ditur se Presidenti Erdogan gjatë bisedës telefonike me Presidentin Trump folën për çështjet e marrëdhënieve dypalëshe dhe ato rajonale.

“Presidenti Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin Trump. Gjatë bisedës u fol për çështjet e marrëdhënieve dypalëshe dhe ato rajonale”, deklaroi zëdhënësi Kalin.

Ndërkaq nga Shtëpia e Bardhë erdhi edhe prononcimi i parë në lidhje me bisedën telefonike të zhvilluara në orët e mbrëmjes mes Presidentëve Erdogan dhe Trump.

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se liderët gjatë bisedës vunë theksin në marrëdhëniet e forta mes dy vendeve.

Në mes tjerash u tha se gjatë bisedës është folur edhe për çështjet të cilat ndikojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa është rënë dakord për forcimin e bashkëpunimit strategjik dhe të afërt.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë gjithashtu thuhet se gjatë bisedës të dy liderët shkëmbyen mendimet në lidhje me çështjet rajonale

Aktualitet

Archives