Erdogan: Qasja e drejtë për të gjithë në energji na afron me paqen

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi sot se mesazhi #BarışİçinPaylaş (ShpërndaPërPaqen) duhet t’i mbërrijë tërë njerëzimit në mënyrë që energjia të kontribuojë për paqen përmes një shpërndarjeje të drejtë…

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi sot se mesazhi #BarışİçinPaylaş(ShpërndaPërPaqen)duhet t’i mbërrijë tërë njerëzimit në mënyrë që energjia të kontribuojë për paqen përmes një shpërndarjeje të drejtë.

Kreu i shtetit turk postoi nga llogaria e tij zyrtare në “Twitter” një mesazh me rastin e Kongresit 23. Botëror të Energjisë, që vijon punimet në Stamboll.

“Energjia është një nevojë e domosdoshme për të shënuar progres në shumë fusha, duke filluar nga rimëkëmbja, zhvillimi dhe investimet e deri tek rritja ekonomike dhe shëndetësia. Mbi të gjitha, energjia ka potencial për t’u bërë një instrument i rëndësishëm në pikën e garantimit të paqes dhe drejtësisë për të gjithë njerëzimin. Kam bindjen se një qasje e drejtë për të gjithë në energji do ta afrojë njerëzimin më pranë paqes dhe qetësisë. Duhet t’i përcjellim të gjithë njerëzimit mesazhin#BarışİçinPaylaş(ShpërndaPërPaqen) në mënyrë që energjia të kontribuojë për paqen përmes një shpërndarjeje të drejtë”, shkruan Presidenti Erdogan në rrjetin social “Twitter”.


Aktualitet

Archives