Erdogan, lideri me më shumë influencë në vendet myslimane

Në radhitjen e liderëve më efektivë, pas Erdoanit, në vend të dytë vjen Mbreti i Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz dhe i treti Mbreti i Jordanisë, Abdullah i II.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u zgjodh lideri mysliman me më shumë influencë në botë.

Në librin e kërkimeve vjetore, të përgatitur nga ana e Qendrës së Punimeve Strategjike Islame në Mbretërinë e Jordanisë, në lidhje me Presidentin Erdoan zë vend shprehja: “Gjatë periudhës së tij Turqia ka shënuar një rritje ekonomike të paparë më parë, është ndërmarrë një reformë kushtetuese dhe ka dalë përsëri në shesh si një fuqi e madhe globale”.

Në botimin e 10-të të librit këtë vit, i cili ka si qëllim të masë ndikimin e liderëve myslimanë në vendet myslimane, nënvizohet se Turqia ka zhvilluar marrëdhëniet me fqinjët e saj, me në krye Greqinë.

Në radhitjen e liderëve më efektivë, pas Erdoanit, në vend të dytë vjen Mbreti i Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz dhe i treti Mbreti i Jordanisë, Abdullah i II.

Erdoan, i cili këtë vit u zgjodh lideri mysliman me më shumë influencë në botë, në botimin e vitit 2016 dhe 2017 zinte vendin e 8 dhe më pas të 5.

Libri i kërkimeve vjetore përgatitet çdo vit që nga viti 2009 e deri më tani.

Aktualitet

Archives