Erdogan fillon vizitën në Bosnjë-Hercegovinë, populli e pret me brohoritje

Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip  Erdoğan) mbërriti për vizitë pune një ditore në Bosnjë-Hercegovinë.

Erdoan u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës nga kryesuesi i presidencës treshe të Bosnjë-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç.

Më pas dy liderët kaluan në ndërtesën e Këshillit Presidencial.

Presidenti i Turqisë, në ndërtesën e presidencës, u prit nga qindra nënshtetas boshnjakë dhe turq që brohorisnin dhe mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Mirëserdhe Reis”.

Erdoan dhe Izetbegoviç i përshëndetën ata së bashku.

Erdoan për një copë kohe bisedoi me veteranin e luftës së Bosnjës, Mujo Aganovic.

Pas takimeve kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp.

Erdoan pas takimit në Presidencë do të vendos lule mbi varrin e presidentit të parë të Bosnjë-Hercegovinës, Alija Izetbegoviç ndërsa më pas do të marrë pjesë në Asamblenë e 6-të të Unionit Evropian të Demokratëve Turq (UETD), i cili do të zhvillohet në Sarajevë.

Gjatë kësaj vizite Erdoan shoqërohet nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, zëvendëskryeministri i Turqisë Hakan Çavuşoğlu, ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Ekonomisë Nihat Zeybekci, ministri i Rinisë dhe Sporteve Osman Aşkın Bak, ministri i Kulturës dhe Turizmit Numan Kurtulmuş, ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikimit Ahmet Arslan dhe kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) Ali Erbaş.

Aktualitet

Archives