Erdoğan dhe Merkel biseduan për situatën në Libi dhe Siri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel ku kanë diskutuar zhvillimet në Siri dhe Libi, si dhe luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë njoftoi se Erdoğan dhe Merkel gjatë bisedës telefonike gjithashtu diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe ekonominë, e në veçanti turizmin.

Që nga prilli i vitit 2019, forcat e paligjshme të Khalifa Haftarit nisën sulme mbi kryeqytetin Tripoli dhe pjesët tjera të Libisë veriperëndimore, duke rezultuar në më shumë se 1.000 vdekje, përfshirë gra dhe fëmijë.

Megjithatë, në muajt e fundit Ushtria Libiane ka bërë përparime të theksuara, duke larguar forcat e Haftarit nga Tripoli dhe qyteti strategjik Tarhuna.

Haftar është mbështetur ndërkombëtarisht nga Rusia, Franca, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Aktualitet

Archives