Erdoan për vizitë në Pakistan dhe Uzbekistan

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në datat 16-17 nëntor do të zhvillojë një vizitë në Pakistan dhe që aty në datat 17-18 nëntor do të kalojë në Uzbekistan.

Sipas deklaratës së bërë nga Zyra e Shtypit të Presidencës Presidenti Erdoan gjatë vizitës në Pakistan do të takohet me Presidentin Memnun Hyseyin dhe Kryeministrin Navaz Sḩerif dhe do të mbajë një fjalim në seancën e përbashkët të Kuvendit Kombëtar dhe Senatit.

Në mbledhjen që do të zhvillohet me udhëheqësit e kompanive të nivelit të lartë të Turqisë dhe Pakistanit, presidenti Erdoan do të marrë pjesë së bashku me kryeministrin Sherif, pas Islamabadit do të shkojë në Lahor.

Kurse në datat 17-18 nëntor Presidenti Erdoan do të vizitojë qytetin Semerkant të Uzbekistanit.

Presidenti turke do të takohet me zëvendës presidentin e Uzbekistanit, Kryeministrin Shevket Mirzijajev me të cilin pritet që krahas marrëdhënieve dypalëshe të shkëmbejë mendime edhe në lidhje me zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Vizitat e Presidentit Erdoan në të dyja vendet do të jenë një rast i rëndësishëm për të zhvilluar dhe përforcuar edhe më shumë marrëdhëniet bashkëpunimin dypalësh.

Aktualitet

Archives