Ekstradohet për në Shqipëri Izet Haxhia, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit

Emri i tij ka bërë bujë, dhe është i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit. Bëhet fjalë për Izet Haxhinë, ish-truproja i Sali Berishës, i cili do të ekstradohet në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga vet Haxhia, i cili ka deklarua se është njohur sot me vendimin e Gjykatës.

Sipas tij në deklaratën e dhënë për News24, Gjykata e Lartë në Turqi ka lejuar ekstradimin e tij. Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg lidhur me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari.

Tani fjala e fundit i takon Ministrisë turke të Drejtësisë.

“Po është e vërtetë. Sot është marrë vendimi nga gjykata e lartë turke për ekstradimin tim në Shqipëri. Tani si duket pas 12 vjetësh u ra ndërmend për ekstradimin tim.

Si duket me përkujdesjen e qeverisë shqiptare e cila pasi arrestoi gjithë peshqit e mëdhenj me erdhi radha edhe mua”, deklaroi Haxhiaj për News24.

Aktualitet

Archives