Donald Trump sulmon ashpër familjen Clinton

Mes atyre që më parë kishin qenë të pavendosur u dallua vota pro Clinton.

Debati i nxehtë erdhi pas një fundjave dramatike dhe disi të hidhur të fushatës elektorale në SHBA, kjo pas publikimit të një video të kandidatit republikan, i cili bënte komente denigruese ndaj femrave. Trump u sfidua nga kundërshtarja rreth këtyre komenteve. Ai u përgjigj se ndihej i “turpëruar” nga komentet e tij, por tha se “kishte respektin më të madh për femrat”. “Askush nuk ka më shumë respekt seç kam unë për femrat”, deklaroi ai. Donald Trump është mbrojtur ndaj akuzave për “kontakte fizike me femrat”, që erdhën pasi u publikua një regjistrim i vitit 2005, ku ai mburrej për “mbushjet e duarve”. Gjatë debatit presidencial me Hillary Clinton, kandidati republikan mohoi të ketë ngacmuar ndonjëherë seksualisht femrat dhe e drejtoi sulmin ndaj ish-Presidentit Bill Clinton.

“Nuk ka pasur kurrë një njeri në historinë e politikës që të ketë qenë më abuziv me femrat sesa Bill Clinton”, tha Trump.

Hillary Clinton nuk pranoi t’i përgjigjej këtij komenti mbi burrin e saj. Nga ana tjetër, ajo tha se fakti që republikanët po e braktisin një e nga një, tregon se çfarë njeriu është Trump.

“Me kandidatët e mëparshëm republikanë nuk kam qenë dakord, por kurrë nuk e kam vënë në dyshim qëllimin e tyre për t’i shërbyer vendit. Mendoj se është e qartë për këdo që e ka dëgjuar se videoja tregon qartë se çfarë njeriu është Trump”, tha Hillary Clinton.

Aktualitet

Archives