“Doja të vrisja Trampin”, arrestohet i riu

Një 20-vjeçar me shtetësi britanike është arrestuar pasi tentoi t’i rrëmbente pistoletën një polici gjatë një eventi elektoral të Donald Trampit në Las Vegas dhe dyshohet se donte të qëllonte mbi kandidatin republikan për presidencën e SHBA-së.

“Është mënyra më e thjeshtë për të qëlluar Trampin”, tha i riu pas arrestimit.

Sipas denoncimit të bërë në zyrën e Prokurorit të Nevadas, të shtunën, i riu i ishte afruar një polici gjatë shërbimit në “Treasure Island Casino” të Las Vegasit, gjatë një eventi elektoral në mbështetje të Trampit dhe tentoi t’i rrëmbente armën nga këllëfi agjentit me të dyja duart.

Sipas denoncimit, i akuzuari shpjegoi se kjo ishte mënyra më e lehtë për ta ekzekutuar Trampin, duke shtuar se nëse do të ishte i lirë, ai do ritentonte për ta vrarë biznesmenin.

Aktualitet

Archives