“Doctor Honoris Causa” për ish-Sekretarin e Shtetit Amerikan, Pompeo nga Universiteti i Tiranës

Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, Universiteti i Tiranës nderoi sot me titullin e lartë “Doctor Honoris Causa” ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Titulli i lartë iu dorëzua ish-Sekretarit Pompeo për kontributin e çmuar në ruajtjen e paqes, ndërtimin e dialogut, garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi e pranishme në ceremoninë e dhënies së çmimit, përgëzoi Pompeo-n për marrjen e këtij titulli.

“Universiteti i Tiranës nderon me titullin e lartë ‘Doctor Honoris Causa’ ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, për kontributin e çmuar në ruajtjen e paqes, ndërtimin e dialogut, garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor, si dhe themelimin e bashkëpunimit strategjik midis ShBA dhe Shqipërisë në fushën e sigurisë, promovimin e vlerave demokratike si dhe në mbrojtjen e lirisë akademike,” u shpreh ministrja Kushi.

Pompeo është politikan dhe diplomat amerikan dhe ka shërbyer si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, si dhe Sekretar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. ata

Aktualitet

Archives