Dobitë që solli Perandoria Osmane në Ballkan

Së bashku me hyrjen e Ballkanit nën sovranitetin e Perandorisë Osmane, filloi edhe procesi kur u zhvilluan qytetet, u përmirësuan kushtet e jetesës, u jetuan ndryshime të mëdha në nivelin shoqëror dhe në jetën shoqërore të rajonit. U ndërtuan rrjetet e ujësjellësit, u hapën çezmat, hamamet (banjat turke), biblioteka, u ndërtuan rrugët, urat dhe godinat, u zhvillua zejtaria dhe tregtia dhe u jetua një ngritje kulturore. Osmanlinjtë së bashku me veten sollën edhe një qytetërim të ri të bazuar në kulturën islame. Në njërën anë Osmanlinjtë si një masë e madhe myslimane u vendosën në Ballkan, ndërsa në anën tjetër si rezultat i pranimit të islamit në rajon që zgjati 200 vjet një pjesë e madhe e popullatës së Ballkanit përbëhej prej myslimanëve.

Me vendosjen e sistemit timar nga ana e osmanlinjve në Ballkan janë ulur edhe presionet e bejlerëve vendor ndaj fshatarëve, ndërsa populli vendor fitoi më shumë të drejta dhe liri. Timaret janë territoret publike të Perandorisë Osmane, administrimet e të cilave qenë lënë në duart e spahive. Administrimi i timarit në Perandorinë Osmane, bëhej nga ana e spahiut të cilit i jepej një pronë (timar) dhe e drejta për të vjelë detyrimet nga bujqit, me kusht që të shkonte në luftë si kalorës me një numër të caktuar ushtarësh. Ndërkaq gjatë paqes ata kanë qenë të detyruar të sigurojnë paqe në rajonin ku jetonin, ndërsa me mbledhjen e taksave nga banorët e timarit të tij ata forconin veten dhe mblidhnin ushtarë në bazë të madhësisë së timarit.

Gjatë periudhës para osmanlinjve fshatarët, të cilët jetonin një jetë monotone në tokat feudale, në sistemin timar të osmanlinjve kishin mundësi për të marr me qira toka nga spahinjtë dhe të kenë të mbjella të ndryshme nga ato tradicionale. Gjatë periudhës osmane në përgjithësi, fshatarët në pronën e tyre kishin shtëpinë, ahurin, dyqanin, vreshtarinë dhe një kopsht të vogël me perime. Në këtë kontekst fshatarëve u sigurohej përmirësimi mirëqenies dhe një lloj sigurimi social. Një fenomen i rëndësishëm që vërteton përmirësimin e mirëqenies së fshatarëve është migrimi i një numri të madh të fshatarëve nga territoret të cilat ende nuk ishin nën sovranitetin e osmanlinjve në tokat e Perandorisë Osmane gjatë shekullit të 15-të dhe 16-të.

Pasi që osmanlinjtë kanë ndarë të varfërve një pjesë të tokave të kontrolluara nga pronarët e mëdhenj dhe manastiret, kishte edhe nga ata që osmanlinjtë i shikonin si shpëtimtarë. Përveç kësaj osmanlinjtë mundësuan uljen në masë të madhe të punës së kotë dhe me anë të ligjeve të nxjerra u parandalua eksploatimi (shfrytëzimi) i fshatrave krishtere.

Pasi që Perandoria Osmane ishte e interesuar pas dy çështjeve themelore që do të mund të përdorte në luftë, atë të fuqisë punëtore dhe të ardhurave për ti paguar ata, ajo nuk ndërhynte ndaj administrimit shtetëror të vendeve të marra krishtere, strukturës shoqërore dhe ndaj riteve të tyre fetare. Sulltanët osmanë në Ballkan nuk kishin ndonjë politikë të konvertimit me dhunë në islam të jomyslimanëve ose të turqizojnë joturqit. Për shembull pas ngadhënjimit të Bosnjës në vitin 1463, Sulltan Mehmedi Ngadhënjimtari me anë të një fermani garantoi lirinë e mjedisit për krishterët që jetonin në këtë vend.

Ndërkohë që sulltanët osman përdorin autorizimet e tyre ata nuk i kushtonin rëndësi vetëm sheriatit, por edhe traditave dhe  zakoneve të popujve të cilët i pushtonin. Ashtu siç nuk ndërhynin ndaj strukturës fetare, ashtu ishin larg dëshirës për shkatërrimin e kishave. Konfiskimi i vendeve të shenjta të krishterëve ishte një metodë e rrallë e ndëshkimit për qytetet të cilat rezistonin me forcë ndaj osmanlinjve. Një çështje e rëndësishme që tregon se osmanlinjtë nuk ndërhynin shumë në strukturën fetare të popullatës vendore, është edhe leja e administratës osmane për ndërtimin e një numri të madh të kishave dhe manastireve në shumicën e vendeve të Ballkanit posaçërisht në Bullgari dhe Serbi.

Me ndikimin edhe të ndryshimeve në tregtinë e jashtme gjatë shekullit të 17-të dhe me kalimin e jetuar nga bujqësia në blegtori, të ardhurat e spahinjve nga bujqësia filluan të ulen. Pasi që taksat e mbledhura nga shtazët shtëpiake shkonin drejtpërdrejt në thesarin edhe sistemi i timareve nuk ishin aq fitimprurës për spahinjtë.

Disa spahinj nga fundi i shekullit të 17-të filluan ti shesin timaret e tyre si pronë private, në të njëjtën kohë me rritjen edhe të kostos së fushatave ushtarake bëri që në Ballkan të jetohen protesta kundër rritjes së taksave ose për të protestuar kundër shtypjes. Mirëpo historianët e vendeve të Ballkanit në përgjithësi këto aktivitete i kanë cilësuar si Luftë Nacional Çlirimtare. Shpjegimi i shtrembëruar të historisë së Perandorisë Osmane në librat e historisë në vendet e Ballkanit është një problem i përbashkët në vendet të këtij rajoni. Ndërkaq historia Perandorinë Osmane e ka cilësuar si një vend, objektivi themelorë i të cilit ishte krijimi i një shoqërie të drejtë dhe të balancuar dhe ka dëshmuar se ka arritur të vendos paqe me shekuj në një territor të gjerë.

Autor: Dr. Erhan Turbedar

Aktualitet

Archives