Dita më e shënuar e Haxhit, myslimanët ngjiten në malin Arafat

Haxhilerët myslimanë i janë ngjitur malit Arafat pranë Mekës këtë të dielë, për të shënuar ditën më të rëndësishme të Haxhit. Edhe pse flasin gjuhë të ndryshme, burra, gra e fëmijë nga çdo cep i globit janë të gjithë të bashkuar në lutje, ku nuk kanë munguar edhe përlotjet.

Ditën që shënon kulmin e pelegrinazhit të përvitshëm, besimtarët myslimanë e shënojnë me lutje nga Kur ani, aty ku Profeti Muhamed, a.s mbajti fjalën e tij të fundit, të njohur si “Hutbeja e lamtumirës”. Pas ritualeve paraprake në Xhaminë e Madhe të Mekës, Qabja e Madhërushme haxhilerët nisën lëvizjen drejt Arafatit.

Disa thonë se lutja e tyre do të shkojë për paqen.

“Unë dua të lutem për paqen në Jemen, për ata që vuajnë në Siri e Irak, dhe për të gjithë myslimanet e shtypur. Zoti u dhëntë forcë”, tha Mahdi al-Ahdal, pelegrin jemenas.

“Dita e Arafatit është e paprecentë në historinë e Islamit, ndaj çdo mysliman duhet të gjejë mundësinë e të paguajë në mënyrë që të vijë këtu, të bëjë atë që bëjmë ne, të ndiejë atë që ndiejmë ne kur jemi në këtë vend. Ndjesia e lehtësimit është vërtet e jashtëzakonshme, mua më duket vetja si zog që fluturon në qiell”, tha Zakria Othman, pelegrin.

Me lëvizjet e tyre, pelegrinët ndjekin gjurmët e Profetit a.s, i cili ka kryer të njëjtat veprime gati 1.400 vite më parë. Pas Mekës, ata do të vendosen në qytetin e tendave të bardha, Mina.

Këtë vit janë marrë masa që në Mina të ketë më shumë hapësirë, ndërsa rrugët për në urën Xhamarat, ku kryhet riti i goditjes së të keqes, shejtanit, janë zgjeruar.

Aktualitet

Archives