Dhe pak dhe rikthehet ora verore, gjërat që tregojnë sa na kushton një orë

Në fund të marsit akrepat e orës pritet të lëvizin 60 minuta para. Ora do të zgjasë deri të dielën e fundit të tetorit. Arsyet e këtij ndryshimi tashmë dihen: shfrytëzimi më shumë i dritës së diellit dhe kursimi i energjisë.

Teoria e ndryshimit të orës është hedhur që në shekullin XVIII, nga Benjamin Franklin, me argumentin se me realizimin e saj do të kursehej shumë energji.

Por çfarë ndodh dhe si e përballojmë ndryshimin e orës? Ja 8 gjërat që ndodhin:

1. Gjatë gjithë javës ke ndier nevojën për të fjetur edhe një orë më shumë dhe vetëm tani e kupton se mëngjesi do të jetë një orë më pak. Veçse mos harro se “pranvera është përpara”.

2. Në mëngjes zgjohesh gjithmonë e hutuar dhe të duket sikur është koha e drekës. Humbje kohe.

3. Të gjitha vaktet e ditës janë një rrëmujë e vërtetë… Stomaku nuk e kupton dot pse duhet të ndryshojë ora.

4. Të gjithë do përpiqen të bëjnë një bisedë serioze në punë, por kuptimi është i njëjtë: “Ndihem aq e lodhur, sikur të kisha fjetur edhe një orë më tepër”

5. Përfundon duke e fikur alarmin disa herë të hënën në mëngjes, aq sa zgjimi të bën vërtet nervoz.

6. Për fat të keq, të gjithë janë zgjuar në të njëjtën mënyrë dhe përfundon në një trafik të tmerrshëm me çdo lloj transporti të jesh duke udhëtuar.

7. Nëse je prind, fëmijët gjithmonë do të justifikohen “akoma nuk ka rënë nata”, ndaj do të kërkojnë më shumë të rrinë jashtë dhe të flenë më vonë.

Aktualitet

Archives