Deputeti Shkëlqim Selami thirret në Prokurori, dyshohet se fshehu dënimin

Deputeti Shkëlqim Selami, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, është thirrur në Prokurorinë e Përgjithshme, pas dyshimeve se ka fshehur një dënim të marrë në Itali.

Ai është paraqitur paraditen e sotme në sektorin e dekriminalizimit, për t’u pyetur për afro një orë lidhur me hetimin e nisur ndaj tij.

Partia Demokratike e akuzoi deputetin Selami, se ka fshehur të dhënat dhe nuk ka deklaruar një dënim në Itali për trafik qeniesh njerëzore.

 

Aktualitet

Archives