DEKLARATË E UNIONIT TË GAZETARËVE PROFESIONISTË TË VERIUT- UGPV ALBANIA

UGPV Abania: Sulmi me armë ndaj banesës së gazetares Klodiana Lala, tentativë për ti mbyllur gojën gazetarëve e mediave

Unioni i Gazetarëve Profesionistë të Veriut (UGPV Albania) mësoi për aktin e rëndë kundër banesës së gazetares së njohur investigative zj. Klodiana LALA.

Breshëritë e automatikut kallashnikov mëngjesin e sotëm, nuk ishin vetëm për të intimiduar kolegen, por janë një sinjal i qartë paralajmërues për të gjithë gazetarët e mediat në vend: Nëse hapni gojën, do të përfundoni nën plumbat e kallashinovit.
UGPV Albania solidarizohet maksimalisht me gazetaren Lala. I shprehim mbështetjen tonë më të fuqishme në ushtrim të profesionit të saj.

Njëkohësisht, i kërkojmë Qeverisë, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe të gjitha agjencive të tjera ligjzbatuese në vend të zbardhin sa më shpejt këtë ngjarje, të vënë para drejtësisë ekzekutorët e aktit por edhe urdhërdhënësit e mundshëm. Kur nuk garantohet jeta për gazetarët dhe njerëzit e medias, çfarë mund të pritet për qytetarët e thjeshtë?!

Pas censurës dhe autocensurës së imponuar nga shumë drejtime, tashmë po kalohet tek plumbat edhe ndaj gazetarëve. Kjo është e papranueshme në një vend që aspiron BE-në! Prandaj, këmbanat bien për ata që kanë veshë!

Aktualitet

Archives