Cristiano Ronaldo flet për diferencën mes tij dhe Lionel Messit

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar futbollin në dekadën e fundit ndërkohë që vazhdon dilema se cili është futbollisti më i mirë në planet. Dy futbollistët kanë fituar çdo trofe të mundshëm në rang klubesh. Me kombëtaren Ronaldo ka fituar dy trofe ndërkohë që Messi ka dështuar me Argjentinën. Së fundmi ylli portugez qe luan me Juventusin, Cristiano Ronaldo ka folur për rivalitetin me Lionel Messin. 34 vjeçari ka shpjeguar diferencën me rivalin më të madh të karrierës.

“Diferenca me Messin është se nuk kam luajtur me klube të ndryshme nq karrierë dhe kam fituar Champions League me klube të ndryshme. Jam shpallur si golashënuesi më i mirë i Championsit për gjashtë sezone me radhë. Kam fituar pesë herë Ligën e Kampionëve dhe nuk ka shumë lojtarë që e kanë bërë këtë ndaj edhe unë e identifikoj veten me këtë kompeticion. Messi është një futbollist i shkëlqyer. Ai nuk do të mbahet mend vetëm për Topat e Artë që ka fituar por edhe se më ka ndihmuar mua të përmirësohem çdo sezon. Zgjohem çdo ditë me idenë për tu stërvitur dhe të arrij diçka më shume. Nuk mendoj vetëm si të fitoj para pasi nuk më mungojnë. Dua që të siguroj një vend në historinë e futbollit”.
/ABC News Albania/Cristiano Ronaldo flet për diferencën mes tij dhe Lionel Messit

Aktualitet

Archives