COVID-19, Shqipëri: 279 të infektuar dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 2387 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 279 qytetarë.

Sipas MSHMS, rastet pozitive rezultojnë në këto bashki: 86 në Tiranë, 25 në Sarandë, 16 në Fier, 14 në Lushnjë, 12 në Gjirokastër, nga 10 qytetarë në Berat, Vlorë, 7 në Sarandë, nga 6 qytetarë në Durrës, Elbasan, nga 5 qytetarë në Mirditë, Gramsh, nga 4 qytetarë në Përrenjas, Peqin, Kuçovë, nga 3 qytetarë në Vaun e Dejës, Kamzë, Vorë, Kavajë, Patos, Divjakë, Mallakastër, Memaliaj, Devoll, Dimal, Skrapar, nga 2 qytetarë në Cërrik, Poliçan, Libohovë, Delvinë, Himarë, Selenicë, Roskovec, Krujë, Kurbin, Has, Kukës, Malësi e Madhe, nga 1 qytetar në Tropojë, Lezhë, Rrogozhinë, Dropull, Përmet, Tepelenë, Korçë, Belsh.

Janë 3763 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 73 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV-2 pozitiv: një qytetare nga Berati 64 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 75 vjeç.

Janë shëruar 483 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 263,518 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 shkurt 2022)

Raste të reja ditore 279

Të shëruar në 24 orë 483

Të shtruar në spitale 73

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2387

Testime totale 1,732,633

Raste pozitive 270,734

Raste të shëruara 263,518

Raste aktive 3763

Humbje jete 3,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1158

Fier 610

Elbasan 416

Vlorë 361

Berat 283

Lezhë 246

Kukës 161

Durrës 159

Gjirokastër 129

Shkodër 126

Korçë 94

Dibër 20

ata

Aktualitet

Archives