COVID-19, Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë: 6 humbje jete dhe 1549 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur sot se në 24 orët e fundit ka pasur 6 humbje jete nga COVID-19, teksa 1794 qytetarë janë shëruar.

Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS theksoi se, janë kryer 5662 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 1549 qytetarë.

Rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 705 në Tiranë, 92 në Shkodër, 70 në Vlorë, 67 në Durrës, 60 në Sarandë, 54 në Gjirokastër, 52 në Lushnjë, 49 në Fier, 30 në Berat, 26 në Elbasan, 25 në Korçë, 23 në Lezhë, 18 në Mallakastër, nga 17 qytetarë në Kuçovë, Krujë, 16 në Kamzë, 15 në Vorë, nga 14 qytetarë në Kurbin, Gramsh, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Shijak, 11 në Pogradec, nga 10 qytetarë në Peqin, Devoll, Tepelenë, nga 9 qytetarë në Kavajë, Patos, Skrapar, 8 në Memaliaj, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Tropojë, Mirditë, nga 6 qytetarë në Belsh, Delvinë, Dibër, 5 në Kukës, nga 4 qytetarë në Pukë, Has, Divjakë, Poliçan, nga 3 qytetarë në Përmet, Himarë, Selenicë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Rrogozhinë, Kolonjë, Dimal, Cërrik, Përrenjas, nga 1 qytetar në Maliq, Dropull, Libohovë, Finiq.

Janë 23,168 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV-2 pozitiv: tre qytetarë nga Tirana të moshave 63-91 vjeç, një qytetare nga Durrësi 74 vjeçe, një qytetar nga Saranda 74 vjeç, një qytetar nga Kruja 85 vjeç.

Janë shëruar 1794 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 227,629 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anti-COVID është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.

“Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apeloi MSHMS.

Statistika (27 janar 2022)

Raste të reja ditore         1549

Të shëruar në 24 orë      1794

Të shtruar në spitale       136

Humbje jete në 24 orë    6

Testime ditore                5662

Testime totale              1,648,753

Raste pozitive                 254,126

Raste të shëruara             227,629

Raste aktive                      23,168

Humbje jete                         3,329

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            10857

Fier                 1900

Shkodër          1858

Vlorë               1449

Elbasan           1423

Durrës             1257

Gjirokastër       1210

Korçë               930

Berat                917

Lezhë               826

Kukës               314

Dibër 227

ata

Aktualitet

Archives