Covid-19/Dr Kolovani: Të mbajmë distancat me njëri-tjetrin, të përshtatemi me normalitetin e ri

Të mbajmë distancat me njëri-tjetrin, të përshtatemi me normalitetin e ri, për të ruajtur prindërit, fëmijët dhe pacientët me sëmundje bashkëshoqëruese

Dr. Entela Kolovanit, të mërkurën, përmes një videomesazhi, të publikuar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka nënvizuar se shifrat janë optimiste, por nga krahu tjetër duhet të jemi të kujdesshëm në respektimin e distancimit social.

“Edhe pse shifrat janë optimiste dhe uroj që ky optimizëm të mbetet gjallë dhe në ditët në vijim. Përsëri ne do tentojmë t’i kthehemi një nomraliteti të ri. Të gjithë do ti drejtohemi këtij normaliteti, por duke patur parasysh që nuk jemi më siç kemi qenë”,- tha Kolovani.

“Do të jemi njerëzit e kujdesshëm për vazhdimësinë e jetës, për mbajtjen e distancave, higjienën personale, duke larë duart sa më shpesh dhe duke marrë të gjitha ato masa që do na ndihmojnë që ky infeksion të mos përhapet më mes nesh”,- u shpreh ajo.

“Do t’i rikthehemi këtij normaliteti duke qenë të bindur se gjithë secili prej nesh do jetë në të njëjtat kushte, kur distancimi social do të jetë pjesë e jetës sonë të përditshme, të ruajmë prindërit tanë, fëmijët tanë, pacientët me sëmundje shoqëruese. Unë uroj që ditët në vijim të jenë ditë, që do i kthehemi kushteve të reja, por brenda kushteve të reja të distancimit apo koronavirusi do na bëjë të jetojmë ndryshe”,- përfundoi Kolovani mesazhin e saj për qytetarët. ATA

Aktualitet

Archives