Çfarë ndodh në një minutë në rrjetin e internetit?

Bota dixhitale drejtohet nga një fizikë e saj, shumë e ndryshme nga fizika e Njutonit që drejton jetën tonë të përditshme, shkruan focus.it.

Një çip prej disa milimetrash katrorë mund të përmbajë brenda një biblioteke me madhësinë e një ndërtese, në një pjesë të sekondës mund të arrijmë një mik mijëra milje larg dhe një kompjuter më i vogël se një libër mund të kryejë llogaritjet në pak çaste që do të kërkonin mijëra tru.

Por edhe koha në internet ka një shpejtësi të ndryshme se në botën analoge. Për ta kuptuar këtë, thejsh disa studime prej influencuesit Chadd dhe ekspertja e mediave sociale Lori Leëis, se çfarë ndodh në internet në 60 sekonda.

Ja çfarë ndodh në një minutë internet

Rrjetet sociale janë gjithmonë mjeshtra: çdo minutë ndahen 650,000 Stories në Instagram, Facebook 1.4 milionë herë, ndërsa 200 000 njerëz dërgojnë një tëeet ndërsa Tinder shënon 2 milionë raste kontaktesh.

Nevoja e pashuara për të mbajtur kontakte me të tjerët demonstrohet gjerësisht nga numrat e mesazheve: 197.6 milionë emaile, 69 milionë mesazhe ëhatsapp dhe 9 132 kërkesa për kontakt në Linkedin dërgohen çdo minutë.

Por interneti është gjithashtu dhe mbi të gjitha argëtim: çdo minutë 28,000 njerëz hyjnë në Netflix për të parë një film apo serial, aplikacioni TikTok shkarkohet 5000 herë, më shumë se 500 orë përmbajtje video ngarkohen në Youtube.

Dhe dëshira për blerje duket gjithashtu e pandalshme: në 60 sekonda në rrjet shpenzohen 1.6 milionë dollarë për mallra dhe shërbime. ata

Aktualitet

Archives