Bypass-i i qytetit të Shkodrës/ Miratohet fondi prej 304 milionë lekësh për shpronësimin e banorëve

 Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Bypass-i perëndimor” Shkodër.

Sipas këtij vendimi, shpronësimi do të bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Pronarët e pasurive të paluajtshme pronë private që shpronësohen do të kompensohen në vlerën e 304 021 890 lekëve.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit do të përballohet nga fondet e miratuara për Autoritetin Rrugor Shqiptar, për vitin 2020.

Ndërsa shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 lekë do të përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Vendimi i qeverisë parashikon që afati i përfundimit të shpronësimit të jetë tre muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Pronarët do të kompensohen pasi të kenë paraqitur certifikatën e pronësisë, kartelën e pasurisë si dhe hartën treguese të regjistrimit, në Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Autoriteti Rrugor Shqiptar do të kryejë procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim, ndërsa përfundimi i punimeve duhet të jetë në përputhje me afatet e parashikuara në kontratat e lidhura nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me sipërmarrësit e punimeve.

Vendimi parashikon që Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Shkodër, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, brenda 30  ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, duhet  të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe të bëjë kalimin e pronësisë në favor të shtetit.

Po ashtu, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Shkodër, duhet të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartat kadastrale dhe kalimi i pronësisë në favor të shtetit. Ata

Aktualitet

Archives