Bulku bën ndryshime, në Kombëtaren ndaj Andorës

Ervin Bulku kërkon t’i japë një fytyrë tjetër kuqezinjve në transfertë duke bërë ndryshime të mëdha nga ndeshja e fundit me Turqinë.

Bulku dhe Mema duket se vendosën përfundimisht dhe se cili do të jetë formacioni për përballjen me Andorën, ku ka disa ndryshime të rëndësishme përjashto prapavijën ku nuk ndryshon asgjë me Berishën, që qëndron në portë, Gjimshitin dhe Ismajlin në qendër e Hysajn e Veselin të hapur nga krahët.

Ndërkohë në mesfushë e reja e parë është prania e Bashës përpara mbrojtjes, që preferohet përpara Abrashit, ndërkohë që në qendër Xhaka do të jetë sërish titullar ndërsa Kaçe zë vendin e Memushajt.

Sipas supersport, nga krahët ndërkohë do ta nisë nga minuta e parë Eros Grezda që bashkë me Uzunin do të jenë një mbështetje për qendërsulmuesin, Armando Sadiku që këtë herë preferohet titullar përpara Bekim Balajt.

Shqetësues për stafin e kombëtares është terreni i impiantit ku do të luhet ndeshja, që është me bar sintetik dhe për më tepër jo i një cilësie të mirë, por përpos kësaj është dëshira e të gjithëve, kthim me fitore nga Andora.

Formacioni i mundshëm:

Aktualitet

Archives