BUJAR KAPEXHIU, NDER I KOMBIT

Pothuajse të gjithë e njohin karakterin dhe linjën e karikaturës së Bujar Kapexhiut. Me një humor të bukur ai zbulon karakteret e personazheve.

Që në fillim ai spikati me karikaturat e tij me prirje natyrale, të fortë dhe origjinale. Qëkur e filloi tek Hosteni ai nuk u ndal më.

Ai është një vëzhgues shumë i kujdesshëm i realitetit me momentet e bukura dhe të vështira të tij. Sepse më pas ai do t’i shndërrojë të gjitha me një elegancë dhe një ironi therëse në karikatura. Dhe kur vjen puna tek ky art, emri i Bujar Kapexhiut, është i lidhur si një sinonim.

Ndërsa këtë të premte ai mbushi 75 vjeç, kjo ditëlindje i erdhi bashkë me urdhrin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës.

“Pa dyshim të vlerësohet një punë e madhe aq më tepër nga Presidenti i Republikës është një nga nderim i mëdha që të bëhet dhe të bën krenarë dhe të mobilizon akoma më tepër për të punuar akoma më shumë.

Karikaturën e kam filluar 55 vjet më parë qëkur kam qenë nxënës në gjimnaz vizatoja në dërrasën e zezë karikatura. Nga dërrasa e zezë pastaj kaluan nëpër revistaa, nëpër gazeta. Dhe ka ardhur deri më sot”, thotë Bujar Kapexhiu, artist.

Aktualitet

Archives