Buffon në Botëror!

TURIN, ITALY - SEPTEMBER 30: Gianluigi Buffon of Juventus celebrates after his team-mate Alvaro Morata scored the opening goal during the UEFA Champions League group E match between Juventus and Sevilla FC on September 30, 2015 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Portieri legjendar do të jetë imazhi i kompanisë ajrore ruse “S7 Airlines”. Sipas asaj që publikohet tek e përditshmja “La Stampa”, kapiteni i Juventusit do të xhirojë një spot publicitar për këtë kompani ajrore në datat 14-16 qershor dhe me shumë mundësi do të marrë një ftesë edhe nga FIFA për të qenë i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Botërorit dhe në ndonjë prej ndeshjeve.

Ndërkaq, në 7 qershor, Gianluigi Buffon do të bëjë edhe një udhëtim drejt Kinës për të promovuar lojën e futbollit, sport të cilit ai do t’i japë lamtumirën në 4 qershor me ndeshjen që Italia do të luajë ndaj Holandës në Allianz Stadium në Torino.

“Tani objektivi im është që të mbyll karrierën në mënyrën më të mirë të mundshme, besoj se e meritoj”, u shpreh portieri legjendar i Juventusit dhe përfaqësueses italiane.

Aktualitet

Archives