Brataj: Grumbullimet në fushatë elektorale do të rrisin infektimet me koronavirus

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, deklaroi sot se grumbullimi i njerëzve në fushatë elektorale  do të japë rezultatin  e rritjes së numrit të të infektuarve.

Në një intervistë televizive Brataj theksoi se “numrat janë në rënie, por ka edhe diçka që shpjegon sidomos situatën. Ishin 105 qytete dhe fshatra në të cilat kishim shkuar dy javë para mbledhjes së Komitetit Teknik ndërsa ditët e fundit kam vënë re që janë 145 qytete e fshatra që kemi shkuar që janë bërë vizita COVID-19 të konfirmuara. Janë shtuar vizitat në fshat, duke qenë se është e konfirmuar pak raste janë, por është prezente”.

“Kujdesi është më i pakët në zonat e thella, ku ka më pak kontroll. Është fiziologjike që do të ndodhë, pas prillit do të kemi një rritje të numrave të infektuarëve dhe të sëmurëve, për arsye të fushatës, të grumbullimit të njerëzve dhe shumë gjërave që në këtë moment po i shohim përditë. Edhe shkuarja e vetë kandidatëve për deputetë në zonat e thella, ku janë të detyruar të shkojnë, është një rrezik, se kontrolli është më i vogël”, – nënvizoi Brataj.

Kreu i Urgjencës Kombëtare tha se “pas vitit të ri shpërtheu Korça, më pas Gjirokastra, u bllokuan njerëzit në kufi. Është shumë e qartë që edhe grumbullimi i njerëzve tani do të japë rezultatin  e rritjes së numrit të infektuarve”.

Duke folur sërish për numrin e pjesëmarrësve në takimet elektorale Brataj tha se “kur ruhet distanca, s’ka problem. Partitë mund të mbledhin njerëz, por me distancë. Janë partitë politike, përgjegjëse për njerëzit. S’i mund të mos mbajnë përgjegjësi për takimet e tyre”. ata

Aktualitet

Archives