Bilanci i tërmetit

Tërmeti i së shtunës 5.8 ballë që goditi vendin tonë shkaktoi dëme të shumta materiale si dhe persona të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake zyrtare nga shtabi i emergjencave dhe Ministria e Shëndetësisë 132 persona u paraqiten për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit dhe të Tiranës, kryesisht me dëmtime të shkaktuara nga rrëzimet apo goditjet.

Për fat të mirë tërmeti më i fuqishëm i 3 dekadave të fundit nuk shkaktoi asnjë viktimë.

Sipas të dhënave që jep Tv Klan deri tani numërohen 569 banesa të dëmtuara si dhe 52 pallate.

Nuk mungojnë dëmet edhe në 5 shkolla, një qendër shëndetësore, 4 automjete, një kabinë elektrike dhe 1 urë e varur.

Aktualitet

Archives