Bërja e shtetit nis dhe me urat/ Ushtria ‘sulet’ mbi të Bunës

Ministrat Bushati dhe Kodheli moren pjesë këtë të hënë në ceremoninë e fillimit të punimeve për rikonstruksionin e Urës së Bunës.

Ky projekt është një investim i qeverisë shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si dhe me ndihmën e Forcave të Armatosura.

Ashtu si në rastet e tjera, FA ndërtojnë urat strategjike të tipit “Beily” dhe këto punime do të zgjasin 1 muaj. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati theksoi nga ana e tij se ky investim po bëhet si nevojë dhe kujdes ndaj Shkodrës.

“Por ne sot po prezantojmë fazën e parë të punimeve, pasi së shpejti do të vijojmë me preznatimin e vizionit tonë për bregun e liqenit të Shkodrës, si një zonë me potencial të lartë për turizmin e zonës. tha Bushati.

 

Aktualitet

Archives