Berisha uron Trump ndërsa thumbon Ramën: Je i dezekuilibruar mendërisht

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur zgjedhjen e Donald Trump-it, por nuk ka harruar që edhe të thumbojë për deklaratat e Edi Ramës. Sipas Berishës, marrëdhëniet me SHBA-në do njohin horizonte të reja dhe nuk ndikohen nga deklaratat e dezekujlibruara.

“Donald Trump zgjidhet presidenti i 45-te i SHBA! Partia Republikane fiton shumicen ne kongresin e SHBA!

Te dashur miq, ne nje fitore historike dhe te jashtezakonshme, Donald Trump u zgjodh president i 45-te i SHBA.

Fitorja e tij eshte historike, pasi per here te pare zgjidhet president i SHBA nje personalitet, i cili nisi karrieren e tij politike me garen e suksesshme per ne Shtepine e Bardhe.

Ne kete kontekst kjo fitore shenon nje fillim vertet te ri per vendin e madh te lirise!

Fitorja e Trump ishte e jashtezakonshme si per permasat e saj, por edhe per faktin se ajo erdhi si tejkalim ne teresi i te gjitha parashikimeve, te cilat zgjedhesit amerikane, me vullnetin e tyre te lire arkivuan si te pa vlera.

Shqiperia dhe shqiptaret kane ne SHBA, mikun dhe aleatin e tyre me kryesor. Me kete rast shpreh bindjen se marredheniet strategjike miqesore te shkelqyera midis Shqiperise dhe SHBA do njohin horizonte te reja dhe nuk do ndikohen nga deklarata si ato te kreut te ekzekutivit shqiptar qe shprehin thjesht dezekujlibrin e tij mendor.

Prandaj dhe le t’i percjellim ne te dashur miq, Presidentit te sapozgjedhur urimet me te mira per sukseset me te medha ne udheheqjen e SHBA, por dhe botes se lire, ne paqe, siguri dhe prosperitet!”, ka shkruar Berisha ne Facebook.

Aktualitet

Archives