Berisha: Rama ka 170 minuta biseda telefonike me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për të shpëtuar Koço Kokëdhimën

Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar me 68 vota pro, pa pjesemarrjen e opozites ne kete votim, ndryshimet ne projektligjin Per akcizat.

Ish –kryeministri Berisha lëshoi një deklaratë bombë në parlament. Ai tha se Edi Rama ka 170 minuta biseda telefonike me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për të shpëtuar Koço Kokëdhimën nga heqja e mandatit. Sipas Berishës, Rama edhe i ka kërcënuar gjyqtarët. Berisha i bëri thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të hetojë. Ai tha se Rama u ka dërguar anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese edhe sekretarin e Përgjithshëm dhe për këtë arsye ai i kërkoi Kryeprokurorit të sekuestrojë filmimet e kamerave të sigurisë së Gjykatës Kushtetuese.

Edi Rama ka 170 minuta biseda telefonike me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për të shpëtuar Koço Kokëdhimë. Veç kërcënimeve më të ulëta ndaj gjykatësve, ka dërguar jo një por disa herë sekretarin e Përgjithshëm të mafias qeveritare, e njeriut që i përshtat atij fjalimet e Benito Musolinit, mafiozin Engjell Agaci. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjitshëm të marrë të gjitha bisedat me Edeskobarin dhe kamerat e gjykatës kushtetuese. Cilat janë vizitat që ka bërë aty sekretari i përgjithshëm i mafias shtetërore, përshtatësin e fjalimeve të Benito Musolinit për Edi Ramën? I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të marrë kamerat e Gjykatës së Lartë të shohë sa herë i viziton ky mafioz. A e dini ju se ky, bashkë me Visin e Ramës që i jep vizat e kokainës Ramës, kanë instaluar në zyrën antikorrupsion, makinerinë e numërimit të parave? Se këta janë të besuarit e Ramës që numërojnë valixhet me para. Se nuk i marrin pa numëruar, se nuk dueht të gënjejnë. Se u merr shpirtin për 100 euro”, u shpreh Berisha në parlament.

Aktualitet

Archives