Berisha: Opozita votoi mbrëmë reformën, e refuzoi Rama

Ish- Kryeministri Sali Berisha, komenton takimin e mbyllur pa rezultat mbrëmjen e djeshme, për reformën në drejtësi mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

“Opozita shqiptare mbrëmë votoi reformën, e refuzoi në mënyrë kategorike njeriu që shkoi me një apo dy fjalime në xhep”, u shpreh Berisha, në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Ai shtoi se opozita votoi variantin të cilin ja kanë sugjeruar ndërkombëtarët, votoi variantin të cilin ndërkombëtarëve ua ka sugjeruar Edi Rama, duke thënë se kjo është e vërteta absolute dhe se të gjithë të tjerat janë mashtrime dhe trillime.

Gjatë mbledhjes së grupit të PD, deputeti Eduart Selami, ka pyetur Bashën, nëse qëndrimi i opozitës për reformën në drejtësi, çon në përplasje me ndërkombëtarët.

Por Basha është përgjigjur se opozita i ka sqaruar ndërkombëtarët se është për një

draft bazuar në rekomandimet e Venecias dhe që mbron drejtësinë nga kapja politike.

Aktualitet

Archives