Berisha nxjerr mesazhin: Si po kërcënohen studentët që të tërhiqen nga protesta

Ish-Kryeministri Sali Berisha, publikon një mesazh me anë të të cilit pretendon se studentët po kërcënohen, në mënyrë që të tërhiqen nga protesta.

Ai thotë se pseudo intelektuale, zyrtarë dhe mercenarë, kërcënojnë dhe ju bëjnë presion studentëve.

Berisha shkruan se studentët denoncojnë pseudo intelektualë, zyrtarë, mercenarë në Universitetet e Elbasanit, Durrësit, Shkodrës dhe Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë që sipas tij, ju bëjnë presion dhe i kërcënojnë.

“Studentet denoncojnë mediat se po censurojnë protestën e tyre de fakto një revolucion i vërtetë demokratik kundër Kakistokracisë!”, shkruan Berisha.

Ai iu bën thirrje studentëve që të kërkojnë largimin urgjent të “këtyre mercenarëve, pseudopedagë dhe zyrtarëve vasal nga universititet dhe fakultetet e tyre”.

Për Berishën, ata janë segmentet më të kalbura dhe të korruptuara të regjimit të Kakistokracisë (Kakistos në greqishten e lashtë, më i keqi).

Mesazet e publikuara nga Berisha

“Përshëndetje doktor, jam një student në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, dhe sot gjatë kohës që lajmëruam një protestë paqësore nga studentët, rektorati dhe dekanët na kërcënuan me mungesa dhe mos lejimin e futjes në provimet e kolegjiumeve, ju lutem shpërndaje anonim se këta të pinë gjakun.”

“Faleminderit për mbështetjen tuaj zoti Berisha por mediat kryesore censuruan protestën dhe po bëhen përçarje dhe kërcënime nga pedagogë dhe elementë studentorë partiakë. Kjo po ndodh tek fakulteti im i Drejtësisë”. / noa.al

Aktualitet

Archives