Berisha nuk shkon në komisionin hetimor për CEZ, përplasje mes Ballës dhe Ristanit

sh- Kryeministri Sali Berisha, nuk është paraqitur ditën e sotme në mbledhjen e komisionit hetimor për CEZ.

Kjo ka bërë që në seancë të ketë debate dhe përplasje të forta veçanërisht mes kryetarit Taulant Balla dhe demokratit Arben Ristanit, i cili kërkoi largimin e deputetit socialist nga kryesimi i komisionit, duke i thënë se ka konflikt interesi.

“Do të vazhdoj të jem në drejtimin e tij sa kohë që Kuvendi më ka besuar këtë detyrë”, u shpreh Balla si kundërpërgjigje.

Nga ana e tij Ristani tha se Balla është i dënuar si shpifës me vendim gjyqësor dhe se kërkesën për largim nga drejtimi i komisionit e ka bërë zyrtarisht edhe përmes një letre dërguar Kuvendit, të cilën e gjeni në fotogaleri.

“Ju jeni i dënuar si shpifës me vendim gjyqësor dhe kjo është e mbyllur. Inatet personale me familjen Berisha nuk mund ti keni me këtë komision. Inatet janë jashtë këtij komisioni. Zoti Berisha do të vijë në këtë seancë menjëherë sapo të largohet konflikti i interesi”, tha Ristani, duke shtuar se ish-Kryeministri Berisha do shkojë të dëshmojë vetëm kur Balla të mos jetë më kryetar.

Por Balla shtoi nga ana e tij se sekretari i komisionit do të hartojë shkresën drejtuar policisë për të thirrur me forcë Berishën për të dëshmuar.

Në vijim ai tha se kjo është një lojë për të vonuar punën e këtij komisioni dhe se komisioni nuk është ngritur për Shkëlzen Berishën, Argita Malltezin dhe Jamarbër Malltezin, pro se Sali Berisha është thirrur si Kryeministër dhe faktet që e lidhin atë me objektin e punës së këtij komisioni.

Aktualitet

Archives