Bedeni: Kemi gjetur letërkëmbime me fotografë të shquar europianë

Jo vetëm dixhitalizimin e fotove, një punë që është në proçes, por për herë të parë muzeu i fotografisë “Marubi” ka arritur të ketë tashmë të përfunduar dixhitalizimin e inventareve, faqeve të indekseve të klientëve, fletoreve me shënime dhe ditarëve të punës të studiove fotografike, që muzeu ruan në arkivë.

Një punë voluminoze e kryer në kuadër të programit “Edukimi përmes kultures” i nisur plot 3 vite më parë.

Pinjollët e dinastisë “Marubi” kanë ruajtur në këto dokumente momente të shënuara, leterkëmbime me emrat e shquar europianë të fotografisë si Lumier apo Agfa.

Ky arkivi i pasur numëron mbi 500 mijë negativë, dhe nuk është diçka e lehtë që mund të kryhet në një kohë të shkurtër.

Ky proçes i kryer me mbi 16 mijë faqe regjistrash të inventarëve dhe 5 mijë e 343 faqe indekse e shënime, do të lehtësojë edhe më tej punën kërkimore si dhe do të jetë në shërbim të hulumtuesve të arkivës Marubi.

Sot Muzeu i Fotografisë duke kaluar në dixhitalizim, arkivim dhe katalogim të të gjithë koleksionit të pasur, i shërben ruajtjes në kohë, por edhe historisë së fotografisë shqiptare që rreshtohet përkrah asaj europiane e botërore.

Aktualitet

Archives