BE: Shqipëria progres me Reformën në Drejtësi, rënie e kërkesave për azil

Shqipëria ka bërë progres të qëndrueshëm në fushën e shtetit ligjor, veçanërisht në fushën e reformës në Drejtësi dhe procesit të Vetingut, i cili ka hedhur themelet për të konsoliduar një gjyqësor vërtet të pavarur, të paanshëm, profesional dhe të përgjegjshëm.

Kjo u theksua në takimin e Nënkomitetit të 11-të mbi Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel.

Përfaqësuesit nga Komisioni Europian dhe autoritetet shqiptare diskutuan zhvillimet më të fundit në fushën e shtetit ligjor dhe të drejtave themelore.

Takimi u bashkë kryesua nga Michela Matuella, shefe e Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit Europian dhe Sokol Dedja, zëvendësministër për Europën dhe Punët e Jashtme.

Takimi ofroi një mundësi për të vlerësuar progresin e arritur nga Shqipëria vitin e kaluar, veçanërisht në lidhje me zbatimin e Reformës në Drejtësi, luftën kundër korrupsionit, pastrimin e parave, krimin e organizuar, duke përfshirë trafikimin e drogës, bashkëpunimin policor, azilin dhe migrimin, menaxhimin e kufijve dhe politikën e vizave, kundërterrorizmin dhe të drejtat themelore.

Aktualitet

Archives