BE mbështetje të fuqishme promovimit të potencialeve turistike në Shqipëri

“Ruajtja e trashëgimisë sonë ka të bëjë me ekonominë, ka të bëjë me përgjegjësinë e përbashkët, por mbi të gjitha, me detyrën tonë morale dhe historike ndaj brezave të mëparshëm dhe të ardhshëm”.

Kështu u shpreh kryetarja e Delegacionit të BE-së, Ambasadorja Romana Vlahutin të shtunën në Korçë, ku delegacioni i BE-së përfundoi Javën e tij të Europës “Udhëtim përmes mrekullive kulturore dhe natyrore të Shqipërisë”.

Gjatë shtatë ditëve dhe përmes më shumë se 25 evenimenteve ne eksploruam se si Shqipëria është një pjesë thelbësore e kulturës dhe historisë së pasur të Europës.

Promovimi i trashëgimisë kulturore është një shans i madh për komunitetet vendore. Në Pazarin e Korçës, ekspertët diskutuan për këto mundësi dhe moderatorja Lejla Hadzic nga “Trashëgimia Kulturore pa Kufi”, theksoi se për çdo 800,000 euro të investuara në rehabilitimin e ndërtesave krijohen 31.3 vende pune, ndërsa e njëjta shumë e investuar në industrinë përpunuese krijon vetëm 21.3 vende pune. ata

Aktualitet

Archives