Basha në Shkodër i kujton burgun Ramës


Basha nga Shkodra, adresoi mesazhe të forta politike për kryeministrin Rama.

Kryedemokrati i kujtoi burgun Ramës kur tha se kriminelët të mos tentojnë ta marrin në telefon “pasi së shpejti da t’ia u sjellim aty, në burg”.

Është koha, tha Basha, që shqiptarët të bëhen bashkë në këto ditë të vështira për vendin.

“Ia them qartë e prerë: I ke orët e numëruara. Nuk pranojmë kurrë më që ligji të veprojë me 2 standarde, të nderojë e të mbrojë trafikantët e vajzave dhe grave, trafikantët  e drogës dhe të dhunojë qytetarët  e ndershëm, biznesin e ndershëm , ata që mbrojnë pronën dhe shtëpitë ë tyre”, u shpreh Basha.

Kryedemokrati mori pjesë në shpërndarjen e kartave për anëtarësimet e të rinjve në Partinë Demokratike.



Aktualitet

Archives