Basha: Ka humbur kontrolli mbi pandeminë; Rama: E vetmja opozitë në botë që bën aleancë me Armikun e Padukshëm/Koronavirusin

Vata/ Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sot lidhur me situatën nga pandemia.

Ai deklaron se kryeministri Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë.

Kreu i PD-së, reagoi ndaj deklaratës së kryeministrit Rama i cili hedh poshtë akuzat e opozitës për tejmbushje spitalesh dhe se njerëzit po lihen rrugëve.

“Ai ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Ai ka dështuar. Ai nuk di çfarë bën. Është koha që kjo katastrofë e madhe të marrë fund”, shprehet Basha në reagimin e tij shoqëruar me një video.

Kryeministri Edi Rama reagoi lidhur duke u shprehur se “kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë”.

“Kur ju them ëndërrojnë katastrofën shëndetësore, kolapsin e spitaleve, asfiksimin tuaj, vdekjen e sa më shumë njerëzve, patjetër edhe timen në radhë të parë, prandaj ju mbushin përditë me helmin e shpifjeve për spitalet, të infektuarit, të vdekurit, duke nxitur frikë, ankth, pasiguri, disa thonë se e bëj për politikë! Jo, fatkeqësisht kjo është e vërteta! Janë të zbrazur nga koka e nga shpirti, s’kanë as ide as forcë, por e duan pushtetin me çdo çmim për plaçkë si gjithmonë dhe nuk duan t’ia dinë për ju, prandaj edhe janë e vetmja opozitë në botë që bën aleancë me Armikun e Padukshëm kundër qetësisë shpirtërore e mendore të popullit! Dhe ja, shikojeni, nuk ka nevojë t’jua them më unë atë që ëndërrojnë, sepse e kanë bërë vetë të qartë, me video, ëndrrën e tyre makabër dhe qëllimin e tyre mizerabël”, shprehet Rama.

Pas reagimit të kryeministrit, Basha tha se “bashkë do ta mposhtim Ramën, do të shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë familjet shqiptare dhe ekonominë e do të sjellim shpresë të re për vendin”. ata

Aktualitet

Archives