Bajram Dizdareviç bëhet hafizi i parë i Kur’anit në Podgoricë pas 65 vitesh

Bajram Dizdareviç është hafiz i parë i Kuranit që ka përfunduar Medresenë “Mehmet Fatih” në Podgoricë. Ai është hafizi i parë i Kur’anit nga vendlindja e tij pas shumë dekadash.

Me dhënien e provimit të hifz-it në Sarajevë, Bajram Dizdareviç (20) nga Tuzi pranë Podgoricës mori titullin e Hafizit të Kur’anit dhe u bë Hafizi i parë në qytetin e tij, pas saktësisht 65 vitesh. Bajrami është student i vitit të tretë të Fakultetit të Studimeve Islame në Sarajevë, ndërsa për hifz mësoi tre vite, raporton Anadolu Agency (AA).

Dizdareviç në Sarajevë më 15 nëntor edhe formalisht përfundoi provimin e Hifzit. Titullin e hafizit të Kuranit, ose personit që ka mësuar përmendësh të gjithë Kur’anin, për Dizdareviç dhe Podgoricën është karakteristike për dy arsye.

Bajram Dizdarevic është hafizi i parë i Kuranit që përfundoi Medresenë “Mehmet Fatih” në Podgoricë. Gjithashtu, Bajrami është hafiz i parë i Kur’anit nga vendlindja e tij pas disa dekadash. Pasi në janar të vitit 1951 u nda nga jeta Hafiz Hasan Haxhiablahoviç në Tuz, kurse pas vdekjes së Hafiz Shukri Bakaloviç, Podgorica mbeti pa hafiz.

Hf. Bajrami u lind më 20 shkurt të vitit 1996 në Tuz, pranë Podgoricës. Ai është i diplomuari i gjeneratës së tretë të Medresesë “Mehmed Fatih” në Podgoricë, ndërsa aktualisht është student i vitit të tretë të Fakultetit të Studimeve Islame në Sarajevë.

Gjithmonë ka dashur që të bëhet hafiz

Duke folur për Anadolu Agency, Dizdareviç thotë se ai ndjehet i lumtur. Ai theksoi se që nga mosha e re ka filluar që të mësoj Kur’anin dhe se qëllimi i tij ishte që një ditë të bëhet hafiz.

“Kur përpiqesh dhë dëshiron diçka për një kohë të gjatë, atëherë ndjenja është e mirë. Emocionet paksa përzihen, sepse njeriu mërzitet kur “përfundon” diçka kaq të bukur. Ky është një objektiv i cili është i patejkalueshëm në jetën e besimtarit, dhe kur kjo arrihet, atëherë duhet vetes ti jepni një detyrë tjetër, ashtu që jetës së besimtarit të mos i mungon motivimi”, tha Hafiz Bajrami.

Në fund, thotë se nga e gjithë kjo duhet të nxjerrim mesazhin dhe se njohuritë e fituara gjat mësimit të Kuranin duhet zbatuar në jetë.

“Mësimi i Kuranit paraqet pjesën më të bukur në jetën e besimtarit, megjithatë, nëse bashkë me të mësuarit e Kuranit përmendësh dhe kur kësaj ia shtojmë edhe të menduarit për mesazhet e Kuranit, të menduarit për urtësitë dhe dituritë e saj ia transmetojmë njerëzve të tjerë. Prandaj është shumë e rëndësishme që të zbatojmë Kur’anin në jetën e përditshme dhe çdo ditë të përtërijmë këto mesazhe, ashtu që gjithmonë Ku’ranin të bëjmë aktual”, thotë Hafiz Bajram Dizdareviç.

Aktualitet

Archives