Arrestohet në Stokholm djali i kriminelit të komunizmit Mehmet Shehut, u kap me marijuanë në banesë

Policia suedeze ka arrestuar djalin e ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu. Burime të Ora News konfirmojnë se në Stokholm është vënë në pranga Skënder Shehu. Arrestimi i Skënder Shehut është bërë një muaj më parë, por lajmi u publikua sot, 17 maj.

Sipas burimeve të Ora News Skënder Shehu është arrestuar pasi u kap në banesën e tij me një sasi të konsiderueshme marijuane.

Lënda narkotike u gjet në banesën e cila ishte e regjistruar në emër të Skënder Shehut dhe në emër të një shtetasi të huaj dhe ishte marrë me qera.

Autoritetet suedeze vijojnë hetimet për Shehun dhe shtetasin tjetër, në lidhje me sasinë e marijuanës së gjetur.

Ndërsa nga policia shqiptare nuk kemi një informacion në lidhje me këtë arrestim.

Shfqja e tij e fundit në media është intervista e dhënë në emisionin “Debati në Channel One” të Roland Qafokut ku foli për jetën e tij në Suedi dhe në lidhje me vdekjen e të atit, kryeministrit të kohës së komunizmit Mehmet Shehu.

Aktualitet

Archives