Arrestohet Gruevski

Autoritetet hungareze arrestojnë ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës dhe është ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Nga pamjet e publikuara nga mediat, duket Gruevski me pranga në duar, të cilat është munduar t’i fshehë me xhaketën, ndërsa mban kapele dhe syze, i shoqëruar nga agjentët e policisë.

Gjykata refuzon ekstradimin
Nikola Gruevski doli sot përpara Gjykatës së Budapestit, por vendimi i dhënë nga trupa gjykuese ishte kundër ekstradimit të tij te autoritetet maqedonase.

Maqedonia kërkoi ekstradimin për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjetësh për lëndën e PSP “Tanku”. Si dhe ngjarjet e përgjakshme në Kuvend, prill 2017, për të cilët dyshohet se ka qenë organizator. Ai është dënuar me dy vite burg nga Gjykata Speciale e Shkupit./mapo.al/

Aktualitet

Archives