Arrestohen 15 persona në Shkodër për fajde, gjobvënie dhe vjedhje

15 persona të akuzuar për gjobvënie, fajde dhe vjedhje janë arrestuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Operacioni është realizuar nga policia vendore, por në mbështetje të tyre kanë qenë dhe Forcat Speciale nga Tirana.

Të gjithë personat e ndaluar kanë qenë në hetim për disa muaj nga Prokuroria e Shkodrës. Disa nga ta janë persona të dëgjuar në qytetin verior dhe do të jetë policia ajo që do të japë të dhëna zyrtare rreth këtij aksioni, i cili ka nisur orëve të para të mëngjesit.

Në të njëjtën kohë janë bërë shumë kontrolle në banesa, hotele, e biznese ku dyshohej për vepra penale. abcnews.al

Aktualitet

Archives