Apple prezanton platformën e re kundër Netflix

Apple nuk ka vonuar shumë dhe tashmë i ka hapur një “luftë” Netflix duke prezantuar shërbimin e ri të filmave Tv+.

Platforma transmetuese quhet Apple TV + dhe ishte Steven Spielberg i cili e ka prezantuar në teatrin Steve Jobs ku ishte e ftuar edhe Oprah Winfrey.

Aplikacioni App Apple Tv+ do të jetë i disponueshëm duke filluar nga vjeshta e ardhshme. Bashkë me platformën do të ri dizajnohet edhe aplikacioni për televizionin e Apple si dhe Apple Channels për IOS. Do të vijë edhe Apple News dhe bëhet fjalë për një program me pagesë 9.99 dollarë në muaj dhe ke mundësinë të shfletosh 300 revista Prestigjoze nga e gjithë bota. Ky abonim është i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe më vonë do të mbërrijë edhe në Australi si dhe Britaninë e Madhe.

Aktualitet

Archives