Ambasadorja e re e SHBA mbërrin te Meta

Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka mbërritur në Presidencë paraditen e sotme.

Ajo është paraqitur rreth orës 10.00, për ti dorëzuar letrat kredenciale Presidentit Ilir Meta.

Pas kësaj, rreth orës 11.45, pritet që ambasadorja e re, të mbajë fjalën e saj të parë si kryediplomate nga ambasada.

Kujtojmë se ambasadorja e re erdhi në Shqipëri të mërkurën që lamë pas.

Yuri Kim është koreano-amerikanja e parë që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori.

“Ndihem e nderuar dhe shumë e kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam gati t’i përvishem punës”, shkroi Yuri Kim, në mesazhin e parë pas ardhjes në Shqipëri./noa.al/

Aktualitet

Archives