Ambasadorja amerikane takohet me presidentin Ilir Meta

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim i ka shkuar në zyrë Presidentit Ilir Meta.

Takimi mes tyre nisi në orën 11.00 të paradites së sotme, ku ambasadorja shkoi në Presidencë.

Ky takim vjen lidhur me situatën politike në vend, teksa po diskutohen ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe përjashtimin e koalicioneve parazgjedhore.

Këto ndryshime vijnë me kërkesë të opozitës parlamentare, me mbështetjen e Kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë se një ditë më parë, ambasadorja amerikane shkoi edhe në zyrën e Kryeministrit. /noa.al

Aktualitet

Archives