Aleksis Tsipras kërkon zgjedhje të parakohshme në Greqi

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka bërë thirrje për zgjedhje të Përgjithshme të menjëhershme, pasi partia e tij Syriza pësoi një goditje të rëndë në zgjedhjet evropiane dhe rajonale të së dielës.

Rezultatet paraprake treguan se Syriza ka fituar vetëm rreth 24 përqind të votave në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, ndërsa partia e Demokracisë së Re të opozitës fitoi 33 përqind.

Tsipras pranoi se “rezultati nuk ishte në përputhje me pritjet tona. Nuk do e injoroj, as nuk do dorëzohem” siç citon “Ekathimerini”..

Aktualitet

Archives