Aksident hekurudhor në BeH, 2 të vdekur

Dy persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti hekurudhor që ndodhi në rajonin Jablanica në jug të Bosnjë e Hercegovinës, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të kantonit Hercegovina-Neretva, Ljudevit Mariç në një deklaratë për AA në lidhje me përplasjen e dy trenave në stacionin Donja Jablanica tha se si pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe një tjetër është plagosur rëndë.

Ai tha se trafiku hekurudhor është pezulluar përkohësisht.

Aktualitet

Archives