AIDSSH kujton gjyqin kriminal e 4 të rinjve që u akuzuan për hedhjen në erë të Kombinatit Tekstil

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit kujton sot gjyqin famëkeq të 4 të rinjve akuzuar për tentativën e hedhjes në erë të Kombinatit Tekstil, “Mao Ce Dun” në Berat.

Luftëtar Protoduari, Muharrem Protoduari, Riza Hazizi dhe Ushtar Çobo, u arrestuan në verën e vitit 1977. Akuza e montuar, pas 8 muajsh tortura përfundoi në një gjyq shoë në qytetin e Beratit.

Dy prej tyre, Luftëtar Protoduari dhe Riza Hazizi u dënuan me pushkatim, ndërsa Muharrem Protoduari dhe Ushtar Çobo u dënuan me respektivisht 25 dhe 20 vjet burg.

Gjyqi u zhvillua në Kinoklubin e Kombinatit të Tekstileve dhe vendimi u shpall nga gjykatësi komunist, Ali Zanko. Kombinatit ruhej rreptësisht me policë të armatosur. Djemtë e rinj vinin nga familja e njohur Protoduari e goditur rëndë nga regjimi komunist ndër vite.ata

Aktualitet

Archives