Asgjësohen dy parcela me drogë në Lezhë

Policia e Lezhës në një operacion antidroge ka zbuluar dy parcela dhe nje ullishte që ishin mbjellur me kanabis sativa. Efektivet e policise asgjësuan me anë të djegies 3000 bimë të dyshuara kanabis sativa në vendin e quajtur Fushë-Milot. Lartesia e bimeve narkotike varionte nga 30-50 cm lartësi. Gjatë kontrollit në këto dy parcela u kap në flagrance, 57 vjecari, Zenel Lika. Në afërsi të zones se Fushe Milotit policia konstatoi edhe një ullishte ku ishin kultivuar rreth 3000 bimë narkotike. Sipas policise ullishtja eshte në pronësi të Halit Selmanit i cili është shpallur në kërkim. Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 2 armë zjarrri,  një krehër me 16 fishekë arme zjarri dhe 20 fishekë armë gjahu.

Aktualitet

Archives