Myslimanët e Norvegjisë agjërojnë më shumë se 22 orë

Këtë vit, agjërimin më të gjatë në muajin e Ramazanit e mbajnë banorët e qytetit Tromso në Norvegji, plot 22 orë.

Në qytetin me 50 mijë banorë, për dy muaj me radhë, dielli nuk perëndon fare.

Iftari hahet pas orës 23.20 kurse imsaku plotësohet afërsisht në 01.20.

Në mbarë botën, më shumë se 1 miliardë e 500 milionë myslimanë, sipas vendeve ku banojnë, agjërojnë në periudha kohore shumë të ndryshme.

Ndër vendet skandinave, që mbajnë periudhën më të gjatë të agjërimit, një mysliman në Islandë agjëron 21 orë, kurse në Finlandë agjëron 20 orë.

Aktualitet

Archives